RSS

Berbatov të largohet nga Fulhami

Dimitar Berbatov dëshiron të largohet nga Fulhami në afatin kalimtar të janarit, ka zbuluar agjenti i tij Emil Dantchev.

Fulhami pozicionohet në vendin e 18-të të tabelës dhe së fundi solli Rene Meulensteen në vend të Martin Jol. Dhe, derisa Berbatov do të jetë pa kontratë në fund të sezonit, përfaqësuesi i tij thotë se ai mund të largohet edhe para fundit.
“Zakonisht nuk spekuloj pasi askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar, por ajo çfarë mund t’u tregojë është se Berbatov nuk është i kënaqur te Fulhami”.
“Ai do të dëshironte, nëse është e mundshme, të gjejë një opsion tjetër”, ka thënë agjenti i lojtarit për The Guardian. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS