RSS

Garcia: Totti, një lojtar shembull

Menaxheri i Romës, Rudi Garcia, thotë se ai mezi pret rikthimin në fushë të Francesco Tottit.

Francezi thotë se sulmuesi legjendar Gialloross është një nga ata kapitenë që lejon këmbët të flasin.
“Mund të them se Totti është një burrë shembull, i përulur. Ai kurrë nuk ka shmangur stërvitjet, ai kurrë nuk ka kërkuar për ndonjë trajtim special edhe pse ai është 36 vjeç. Ai është një djalosh i cili e do futbollin, i cili gjithmonë është i gatshëm”.
“Ndoshta ai nuk është lider në dhomën e veshjeve. Ai nuk është nga ata që bërtet për t’i motivuar grupet, por ai është shumë i vlerësuar nga bashkëlojtarët e tij, për shkak se është një djalosh inteligjent”.
“Dhe pastaj ai është një shembull në fushë. Pasi e kam parë atë, kam thënë se ai nuk është vetëm lojtar i shkëlqyeshëm, por ai është thjesht një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit”, ka thënë Garcia. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS