Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka deklaruar se ekipi i tij ose do të vazhdojë të shënojë rënie, ose do të ngritet për të mos u rrëzuar më kurrë.
Katalanasit ndaj Athletic Bilbaos e shënuan disfatën e dytë radhazi këtë sezon dhe Pique thotë se nuk ka një krizë shumë të madhe në Cmap Nou.
“Disfata e dytë ishte më ndryshe nga ajo në Amsterdam. Kishte një vendim gjyqtari që na dëmtoi. Ne nuk jemi aq të këqinj. Ne duhet të ngritemi tani, ose të rrënohemi totalisht. Ne po luajmë më mirë, por duhet të rrisim besimin”.
“Barcelona nuk duhet të humbasë. Ndeshja në Copa del Rey të premtën është mundësia për t’u përgjigjur më së miri për rezultatin e keq dhe të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”, ka deklaruar Pique. /TS/






