Trajneri i Barcelonës, Tata Martino, është i intereuar të sjellë në Camp Nou sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.
Sport raporton se Martino është duke kërkuar një nënshkrim të ri në afatin kalimtar të janarit dhe do të dëshironte të punojë me argjentinasin e Cityt.
Barca tashmë ka vendosur kontakte me menaxhmentin e Agueros dhe ka marrë një përgjigje pozitive. Sulmuesit do t’i pëlqente të luajë me një mik të mirë si Lionel Messi.
Gazeta spanjolle po ashtu zbulon se këshilltari personal i Agueros, Hernan Reguera, ka jetuar në Barcelona për disa muaj dhe ka zhvilluar takime të rregullta me zyrtarët e klubit.
Barca dëshiron të sigurohet për përkushtimin e Agueros para se të kontaktojë Cityn dhe Reguera i ka siguruar ata se sulmuesi do të ishte i interesuar për një lëvizje të tillë. /TS/






