RSS

Liverpooli fiton bindshëm, shkëlqen Suarez

Luis Suarez ka shënuar të katër gola, prej të cilëve tre në pjesën e parë, derisa Liverpooli u është rikthyer fitoreve për të mposhtur Norwich Cityn me rezultat të thellë 5-1.

Sulmuesi uruguaian shënoi hat-trick pas 35 minutash lojë në Anfield, me golin e parë që erdhi pas 15 minutash nga një goditje fantastike nga distanca.
Goli i dytë i Suarez ishte më i lehtë, pas një harkimi të Coutinho nga këndi në minutën e 28-të, por vetëm gjashtë minuta më pas Suarez shënoi edhe një gol spektakolar për të emocionuar tifozët vendas.
Suarez nuk ndaloi edhe në pjesën e dytë, dhe pas një rasti tjetër të mirë të mbrojtur nga portieri kundërshtar, ai arriti të gjejë rrjetën e dhe për të katërtën herë (74’), tash nga gjuajtja e lirë.
Goli i nderit për mysafirët u shënua nga Bradley Johnson me shtatë minuta të mbetura, por kapakun fitores së Liverpoolin ia vendosi Raheem Sterling (87').
Fitorja vjen pas një disfate dhe një barazimi për Redsat, dhe i pozicionon ata në endin e katërt me 27 pikë, një më pak se City që pushton të tretën dhe shtatë më pak se Arsenali, që është lider. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS