RSS

Pjanic thotë se Totti i mungon Romës

Miralem Pjanic thotë se Roma është duke e ndjerë mungesën e kapitenit të lënduar, Francesco Totti.

Mungesa e Tottit ka koinciduar me një seri të barazimeve për Romën në ndeshjet e fundit, dhe Pjanic thotë se kjo është e pazakontë.
“Totti është diçka i veçantë për Romën. Nuk është e lehtë të luash pa Tottin. Kur ai nuk është këtu, skuadra luan ndryshe, pasi neve na mungon elementi më i fuqishëm”.
“Nuk do të them se ne e kemi humbur vetëbesimin pa të, por ne jemi mësuar gjithmonë ta kemi atë në fushë”.
“Kur ai nuk është këtu, neve na mungon pika e referimit. E gjithë loja kalon nëpër të, andaj Roma duhet të luajë shumë më ndryshe pa Tottin”.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm, sigurisht, por mbi të gjitha ne kemi dëshmuar se mund t’ia dalim mirë pa të”, ka thënë Pjanic për Sky Sport Italia. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS