RSS

Ramsey josh interesimin e Barcës

Barcelona është duke monitoruar formën sensacionale të mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey.

Daily Mail shkruan se Barcelona është në proces për të rivlerësuar skuadrën e cila po tregon shenja të konsumimit.
Rikthimi në formë i Ramsey është përcjellë me kujdes nga Barcelona, që ka dërguar vëzhgues për katër ndeshjet e fundit të Arsenalit dhe dy ndeshjet e Uellsit, ndaj Belgjikës dhe Maqedonisë.
Ramsey është golashënuesi më i mirë i Arsenalit me tetë gola në Ligën Premier, dhe shihet si një prej shtyllave të skuadrës. Veç ngurrimit të Arsenalit për ta shitur, edhe vetë lojtari nuk besohet se do të ishte i interesuar për një lëvizje jashtë ishullit. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS