Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka qortuar paraqitjen e skuadrës së tij pas disfatës së mbrëmshme 2-0 në udhëtim te Evian.
Golat nga Clarck N'Sikulu dhe Modou Sougou të dyja në pjesën e dytë ua siguruan fitoren e famshme nikoqirëve dhe i dhanë fund serisë së PSG-së prej 26 ndeshjeve si i pamposhtur në ligë, vetëm një ndeshje larg rekordit të klubit.
“Ishte ndeshje e keqe. Ne nuk merituam të fitojmë. Skuadra nuk ka qenë e mirë dhe ne kurrë nuk e gjetëm ritmin”.
“Kjo është një alarm i mirë zgjimi. Çdo ndeshje është e vështirë dhe ne duhet të qëndrojmë të fokusuar”, ka thënë Ibrahimovic. /TS/






