RSS

Reali kalon në 1/8 e finales së Kupës


Real Madridi është kualifikuar në 1/8 e finales të Kupës së Mbretit pas fitores prej 2-0 në Bernabeu kundër CD Olimpic de Xativa (që bën gara në Segunda Division B – Group 3; niveli i tretë i sistemit të ligës spanjolle).

Ndeshja e parë e zhvilluar në Estadio La Murta, pati përfunduar pa gola, ashtu që rezultati i ndeshjes kthyese është edhe rezultati i përgjithshëm i të dyja sfidave.
Carlo Ancelotti angazhoi kryesisht lojtarët që kanë luajtur më pak, duke qenë se kishin kundërshtar të lehtë.
Asier Illarramendi shënoi golin e parë (16’), ndërsa Angel Di Maria e vuri rezultatin përfundimtar nga penaltia (28’).
Në raundin tjetër është kualifikuar edhe Atletico Madridi pas fitores ndaj Sant Andreu me rezultat të përgjithshëm prej 6-1. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS