RSS

Juve në çerekfinale të Kupës

Juventusi nuk e ka pasur të vështirë ta mposhtë Avellinon që bën gara në Serie B. Në ndeshjen e vlefshme për Coppa Italia, Bianconerët shënuan tri herë në portën e ekipit mysafir.

Duke marrë parasysh nivelin e ndeshjes, trajneri Antonio Conte inkuadroi në lojë disa futbollistë nga banka rezervë.
Rezultatin e zhbllokoi Sebastian Giovinco (7’), ndërsa me golat e Martin Caceres (16’) dhe Fabio Quagliarellas (34’), bardhezinjtë i dhanë fund dilemës për fituesin që në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë nuk u shënuan gola të tjerë.
Në çerekfinale, Juventusi do ta presë fituesin e duelit ndërmjet Romës dhe Sampdorias. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS