Sergio Ramos do të jetë në dispozicion për të luajtur në ndeshjen e fundjavës në La Liga ndaj Valencias, pasi kartoni i kuq të cilin ai e mori të dielën ndaj Osasunas është anuluar.
Mbrojtësi spanjoll u përjashtua në barazimin 2-2 të vikendit për të 18-tën herë me fanellën e Real Madridit, një numër ky rekord te klubi spanjoll.
Por Real Madridi vendosi të bëjë ankesë kundër vendimit, me arsyetimin se nuk kishte pasur kontakt të tij me Alvaro Cejudo në kartonin e parë të verdhë.
Dhe, komiteti disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit, tash është pajtuar se nuk ka pasur kontakt dhe ish-lojtari i Sevillas tash nuk do ta vuajë suspendimin. /






