RSS

Pirlo mungon rreth një muaj

Juventusi ka bërë të ditur se mesfushori i skuadrës, Andrea Pirlo, ka pësuar një dëmtim në ligamente në ndeshjen e mbrëmshme të Serie A ndaj Udineses.

Bianconerët nuk kanë treguar se për sa kohë 34-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushe, por spekulimet fillestare thonë se mund të jetë deri në një muaj, që do të thotë se ai më nuk do të luajë gjatë këtij viti, 2013.
“Andrea Pirlo, i cili morri një goditje jo shumë pasi filloi ndeshja e të dielës e Juventusit ndaj Udineses, i është nënshtruare një testi mjekësor këtë pasdite”.
“Ekzaminimet në Fornaca Clinic të Torinos kanë zbuluar një dëmtim të shkallës së dytë të ligamentit medial kolateral në gjurin e djathtë të tij”, thuhet në deklaratën e klubit italian.
Pirlo pësoi lëndim pas vetëm gjashtë minutash lojë, pas një përplasje me mesfushorin e Udineses, Andrea Lazzarri. Ai provoi ta vazhdojë ndeshjen, por kërkoi zëvendësim pas 15 minutash.
Juventusi e fitoi takimin me rezultat minimal, 1-0, për të forcuar kreun e tabelës. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS