Gonzalo Higuain ka shënuar dy gola, derisa Napoli ka mposhtur Lazion në udhëtim me rezultat 4-2, në derbin e javës së 14-të në Serie A.
Pas vetëm pesë minutash lojë Antonio Candreva ishte afër të shënojë për vendasit, por goditja e tij përfundoi jashtë kornizës së golit, edhe pse Pepe Reina ishte mposhtur.
Hernanes dhe Jose Maria Callejon testuan portierët e secilës anë, derisa Abdoulay Konko
dërgoi një goditje jo larg golit të Reinas.
dërgoi një goditje jo larg golit të Reinas.
Napoli ishte relativisht i qetë në 23 minutat e para, por arriti të marrë avantazhin pas një gjesti brilant të Gonzalo Higuain, i cili depërtoi në mes të mbrojtjes së Lazios dhe dërgoi topin në rrjet. Ky ishte goli i parë i argjentinasit në Serie A nga loja e hapur që nga 22 shtatori dhe i pari pas katër ndeshjes. Ai pati shënuar dy herë nga penaltia ndaj Torinos më 27 tetor.
Por gëzimi i Napolit dhe Higuaint nuk zgjatën shumë, pasi pas vetëm një minute shqiptaro-zvicerani Valon Behrami aksidentalisht dërgoi topin në rrjetën e vet, pas një harkimi të Candareva.
Ndryshe nga Behrami, që i bëri shërbim ish-skuadrës së tij, Goran Pandev, që po ashtu pati luajtur te Lazio me mitrovicasin, shënoi në golin e duhur. Maqedonasi, që bëri paraqitjen e 300-të në Serie A, riktheu epërsinë për napolitanët pesë minuta në pjesën e dytë (50’).
Pas disa rasteve në të dyja anët, ishte Higuain që shënoi edhe golin e dytë të tij në minutën 72-të për të shtuar avantazhin e Napolit (3-1).
Ndeshja u bë edhe më interesante në minutat e fundit, kur me tre minuta të mbetura Lazio ngushtoi në 3-2 epërsinë përmes Keita Balde, i cili shëtiti mbrojtjen e Napolin nga krahu i majtë në të djathin për të mposhtur edhe Reinan (87’).
Por, mysafirët rikthyen epërsinë prej dy golash në çastet e fundit të takimit kur Jose Callejon shënoi golin e gjashtë të takimit pasi Dries Mertens fitoi topin nga një rrëshqitje e Cianit.
Në ndeshje luajtën tre shqiptarë, me Lorik Canën titullar për Lazion dhe Valon Behramin titullar për Napolin. Në 15 minutat e fundit të takimit për Napolin u inkuadrua edhe Blerim Xhemaili. /TS/






