Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve LFP, Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë në La Liga për edicionin 2012/2013, ndërsa Cristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i vlefshëm i sezonit të kaluar.
Ky ishte sezoni i pestë radhazi që argjentinasi shpallet më i mirë, i cili po ashtu mori edhe çmimin për sulmuesin më të mirë.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, mori çmimin e mesfushorit më të mirë ofensiv për të katërtën herë në pesë vitet e fundit.
Syperylli i Real Madridit që është favorit për Topin e Artë, CR7, mbeti prapa Messit në garën për çmimin e më të mirit në La Liga, por mori trofeun për ‘MVP’.
Lojtari tjetër i Los Blancos, Asier Illarramendi, fitoi dy çmime – mesfushori më i mirë dhe lojtari shpërthyes i sezonit të kaluar.
Edhe çmimi për mbrojtësin më të mirë shkoi te Reali, është hera e dytë radhazi që Sergio Ramos e fiton këtë çmim.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, mposhti konkurrencën e Tito Vilanovas dhe Jose Mourinhos (që nuk janë më me klubet spanjolle) për t’u shpallur trajneri më i mirë.
Thibaut Courtois që po kalon sezonin e tretë si i huazuar te Atletico, fitoi trofeun për portierin më të mirë. Ndërkaq, Iker Casillas mori çmimin për lojë të drejtë. /TS/







