Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria është duke kërkuar të largohet nga Santiago Bernabeu në afatin kalimtar të janarit.
Sipas El Confidencial, agjenti i Di Marias, Jorge Mendes, tashmë është duke kontaktuar me klube të interesuara për një transferim të tij në afatin kalimtar të muajit të ardhshëm.
Klubi francez Monaco është një prej favoritëve për të siguruar shërbimet e anësorit argjentinas.
Për Di Marian interesim ka pasur edhe nga klube të Ligës Premier, mes të cilave Manchester United. /TS/






