Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka lavdëruar Juan Matan për paraqitjen e tij në fitoren ndaj Southampton.
Mourinho ishte veçanërisht i kënaqur me punën në mbrojtje të mesfushorit spanjoll.
“Ishte e mirë, në pjesën e dytë ai na dha neve atë që kishin nevojë. Unë kisha nevojë ai të futet brenda dhe të jetë ca më shumë anësor dhe të futet në brendi dhe të lidhet me lojtarët e sulmit. Ai e bëri këtë”.
“Ne po ashtu kishim nevojë ai ta kontrollojë Luke Shaw pasi djaloshi shkon në sulm, dhe ai ishte po ashtu një mbështetje për Ivanovic, andaj performanca e tij ishte e mirë”, ka thënë Mourinho. /TS/






