RSS

Alaba vazhdon kontratën me Bayernin

Bayern Munich ka zbuluar se David Alaba ka vazhduar kontratën me klubin deri në verën e vitit 2018.

Mbrojtësi 21-vjeçar erdhi te Bayerni si tinejxher nga Austria e Vjenës në vitin 2008 dhe ka siguruar vend në formacionin e parë të Bayernit në dy vitet e fundit.
Megjithatë, preferenca e tij për të luajtur në mesfushë çoi në spekulime se ai mund të largohet. Sidoqoftë kjo dilemë tashmë është zgjidhur pasi ai ka vazhduar kontratën për edhe pesë vite të tjera.
“Jam shumë, shumë i lumtur. Kam qenë te Bayern që nga viti 2008, ky është bërë klubi im. Jam me fat që gjithçka tash është rregulluar dhe tash unë mund të luaj për këtë klub së paku deri në vitin 2018”, ka thënë Alaba. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS