RSS

‘KB 2014’, objektiv i Ronaldinhos

Dikur futbollisti më i mirë në botë, Ronaldinho, shpreson që të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Brazilit për Kampionatin Botëror 2014.

33-vjeçari për herë të fundit luajti me kombëtaren në miqësoren ndaj Kilit në muajin prill, por beson se raporti i mirë që ka me përzgjedhësin Luiz Felipe Scolari, mund t’i ndihmojë që të marrë një ftesë.
“Ai është person shumë i drejtpërdrejtë dhe është gjithmonë i hapur me mua. E di se ka akoma shanse për ata që luajnë mirë”.
“Duket se ai veçmë ka vendosur për thelbin e skuadrës, por kushdo që është në formë të mirë në kohën e duhur, do të shkojë”.
“Unë gjithmonë angazhohem për t’u përmirësuar. Nëse ka ndonjë shans që të luaj në Kampionatin Botëror, do të jem i gatshëm dhe do të jem në kulmin tim”, ka deklaruar mesfushori ofensiv i Atletico Mineiros. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS