Një gjë e pa zakontë ka ndodhur në futboll, ku një ekip ka angazhuar në radhët e veta një fëmijë 1 vjeçar.
Bryce Brites është një fëmijë që i ka vetëm 20 muaj, mirëpo ai është bërë futbollisti profesional më i ri në planet. Këtë javë, Bryce ka nënshkruar kontratë me klubin belg, FC Racing Broxberg, klub ky i bazuar afër shtëpisë së tij në Genk. Bryce ka impresionuar trajnerin me kontrollin e tij fantastik të topit dhe cilësohet që për momentin ka aftësitë e një 5 ose 6 vjeçari./TS/






