“E dijë se të gjithë flasin për lojë tonë shumë të mirë në pjesën e dytë, por mendoj se ne në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë”, ka thënë Mourinho.
Teniku portugez është i inkurajuar nga ecuria dhe zhvillimi i skuadrës nga ana e tij. “Hap pas hapi ata janë duke i kuptuar idetë e mia dhe mentalitetin tim. Ekipi im është një me një në profil. Nuk mund të them se unë dua të fitojë pesë ndeshje të njëpasnjëshme dhe të jem në krye të ligës. Unë vetëm dua që të punojë më ta, të ushqej lojtarët e rinj dhe ekipin, e nëse mundemi pse ne të mos jemi aty”, tha ai.
Mourinho ka shtuar se objektivi i parë i Chelseas është të jenë në mesin e katër skuadrave të krye të tabelës. Ai beson se “blutë” e Londrës do të qëndrojnë aty. Chelsea me fitoren kundër Southamptonin ngjitën në pozitën e dytë me 27 pikë, katër me pak se lideri i tabelës, Arsenal./TS/






