RSS

Lazio – Napoli kërkojnë të fitojnë për të dalë nga kriza

Lazio dhe Napoli përballën sonte në “Olimpico” në ndeshjen përmbyllëse të javës së 13-të të Serisë A me objektivin e vetëm fitoren për të hedhur pas krahëve një periudhë delikate dhe me shumë pikëpyetje për të dy formacionet.

Bardhekaltërit janë në udhëkryq, pas zërave që e shohin trajnerin Petkoviç në krye të përfaqësueses së Zvicrës, ndërsa Napoli nga ana tjetër është në krizë të plotë rezultatesh pas tri humbjeve radhazi ndaj Juventusit, Parmës dhe Borusias së Dortmundit dhe sheh si rrugë të vetme për daljen nga situata vetëm fitoren, që do të shërbente për të shkrutuar diferencën me kryesuesit, por edhe për t’u dhënë përgjigjen e duhur zërave kritikë.
Petkovic pritet t’ia besojë celsat e mesfushësh Ledezmës dhe Hernanez, në krah të të cilëve do të rreshtohet Onazi. Në mungesë të Miroslav Klozes në vijën e parë do të aktivizohet Perea.
Nga ana tjetër Benitez pritet të hedhë në fushë për herë të parë titullar Reveillere nga krahu i majtë, duke lënë sërish në pankinë Lorenzo Insigne. Në kampin napolitan shpresojnë që të zhbllokohet Higuain, që nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës prej më shumë se një muaji, teksa golin e fundit e ka shënuar në fund të Tetorit ndaj Torinos.
Lazio – Napoli në fakt paraprihet nga sfida e “Artemio Frankit”, Fiorentina – Verona, ku formacioni i Vincenco Montellas do të kërkojë të mos humbasë trenin e kryesuesve. Për t’i frymëzuar futbollistët e tij, presidenti Della Valle ka ftuar në tribunën Vip Gabriel Batistutën, një nga sulmuesit më të mëdhenj që ka lënë gjurmë në Serinë A, me Fiorentinën dhe Romën.

Napoli në “pole position” për Draxler
Në Angli raportojnë se Napoli qëndron në “pole positon” për talentin e Schalkes, Julian Draxler. Sipas “The Mirror”, të kaltërit janë në avantazh ndaj Chelsea dhe Manchester United, që gjithashtu dëshirojnë shërbimet e 20-vjeçarit. Intersimi i skuadrës së De Laurentiis nuk përbën lajm të ri pasi Napoli tentoi që në merkaton e verës të firmoste me gjermanin.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS