RSS

Topi i Artë, FIFA letër Realit për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është vërtet një kandidat potencial për të fituar Topin e Artë dhe çdo ditë zërat në mbështetje të tij vijnë duke u shtuar, por portugezi ka paralajmëruar bojkotin në ceremoninë gala të 13 Janarit.

Një situatë të tillë, FIFA kërkon me çdo kusht ta shmangë. Do të ishte vërtet shumë qesharake dhe e shëmtuar që Ronaldo të fitojë trofeun, por t’ua lërë atë në dorë përfaqësuesve të organizmit më të lartë futbollistik. Sipas mediave spanjolle pranë klubit merengues, për ta shmangur një skenar të tillë, FIFA i ka dërguar një letër Realit të Madridit, ku i kërkon që Cristiano Ronaldo të jetë i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë.

Luzitani nga njëra anë ka të drejtë të jetë i mërzitur me FIFA-n dhe konkretisht me presidentin e saj Blatter, i cili një muaj më parë, jo vetëm shprehu hapur adhurimin që ka për Messin, por imitoi me gjeste dhe e quajti komandant në fushë yllin e madrilenëve. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar replikat në distancë, me Ronaldon që i është përgjigjur po me gjeste në fushë, ndërkohë që Blatter shpreson që t’i kërkojë personalisht lojtarit falje më 13 Janar.

Por nëse Ronaldo vendos përfundimisht të mos shkojë, pyetja që me të drejtë shtrohet është, çfarë do të ndodhë? A do të ndërrohet fituesi? Sipas mediave spanjolle, gjithçka mund të pritet nga FIFA, duke iu referuar skandalit të vitit të shkuar, ku disa lojtarë pretenduan pas ceremonisë se votat e tyre ishin deformuar. Topi i Artë ndërkohë e ka humbur prestigjin në vitet e fundit, ndoshta edhe nga fjalët e shoqërojnë, gjithsesi duhet të presim Janarin për të parë se ç’do të ndodhë./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS