RSS

Përsëri oferta për Beckham edhe pse është tërhequr

Ofertat për David Beckhamin nuk mungojnë. Klubi bolivian, Bolivar kërkon shërbimet e mesfushorit të famshëm edhe pse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga futbolli.

 
Pronari i kësaj skuadre, Marcelo Claure konfirmon se po bënë përpjekje ta angazhoj ish mesfushorin e Manchester Unitedit, Real Madridit dhe PSG-së. “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi, dhe David Beckham është një mundësi” i tha ai gazetës La Razon. Thuhet se Marcelo Claure dhe David Beckham kanë raporte të mira./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS