RSS

Gerrard: Duhet plan për të ndalur Suarez në Botëror

Kur mbeten edhe disa muaj nga Kupa e Botës, Steven Gerrard këshillon kombëtaren angleze se duhet të nisë të mendojë që tani për planin se si duhet ndalur një lojtar si Luis Suarez në Brazil.
Shorti i Botërorit e vendosi Anglinë me Uruguajin dhe Gerrard që shpesh ka thënë se Suarez mund të bëhet një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpoolit, theksoi edhe njëherë se sa i rrezikshëm është për kombëtaren e “Tre Luanëve”, uruguajani që ka në klub.
“Kur u hodh shorti, gjëja e parë që më erdhi ndërmend ishte Suarez dhe çfarë do të bëjmë për ta mbajtur të bllokuar. Kur Luis është në formë, atëherë ai është thuajse i pandalshëm. Stafi teknik i kombëtares duhet të përgatisë ndërkohë një plan për ta ndalur dhe sapo sezoni të përfundojë, edhe unë do të jap kontributin tim.”
Italia dhe Kosta Rika janë dy kundërshtarët e tjerë me të cilët Anglia e Hodgson do të përballet në fazën e grupeve, një short tepër i vështirë që ka ulur edhe më tej pritshmëritë e tifozerisë angleze, në raport me kompeticionet e mëparshme.
“Besoj se njerëzit e kuptojnë se çfarë është në gjendje të arrijë kjo skuadër dhe çfarë nuk mund të arrijë. Nëse nuk do të ketë shumë presion, kjo do të ishte në të mirë të ekipit”.
Në fund, kapiteni i Anglisë, i cili mund të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas Brazil 2014, theksoi se do të ishte më e drejtë për kombëtaren, nëse pritshmëritë janë më realiste. Kështu, me një grup tepër të vështirë, Gerrard lë të nënkuptohet se çdo gjë mund të ndodhë në Botëror, sado e padëshirueshme të jetë për tifozët./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS