Niang i mbërritur në Itali te Milan nga Caen si një futbollist premtues, zhgënjeu gjatë një viti e gjysmë në “San Siro“, duke realizuar vetëm një gol në ndeshje zyrtare, edhe atë në Kupën e Italisë.
Megjithatë, sipas sulmuesit që iu bashkua të hënën Montpellier, faji për dështimin në ngjyrat kuqezi nuk ishte i tiji. “Tek Milani nuk më mbajtën pasi gjithçka që bëjnë e bëjnë për Balotelli-n. Kush e sheh Milan nga jashtë kupton se lojtarët e krahut, por edhe e gjithë skuadra në përgjithësi, luan vetëm për Balotelli-n. Kjo bën shumë të vështirë për këdo që të tregojë cilësitë e tij”, deklaroi Niang. I kënaqur për rikthimin në Francë, tashmë ëndrra e Niang është të kalojë në një klub të madh brenda vendit, si Marseille apo PSG. /TS/






