Sulmuesi uruguajan, Suarez i cili ka shënuar 19 gola në vetëm 12 ndeshje në këtë fazë të parë, shihet si njeriu kyç për ta udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion, trofe që mungon në “Anfield Road” që nga viti 1990.
“Ëndrra ime është të fitoj kampionatin dhe trofe të tjerë të mëdhenj me Liverpulin.” Trajneri i “të kuqve”, Brendan Rogers beson se Suarez do të thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë të Premier League, që mbahet nga ish-sulmuesi I United, Andy Kole në sezonin 1993-1994 me 34 gola dhe nga Alan Shearer që të njëjtën shifër e arriti në sezonin 1994-1995 me Blackburn Rovers. /TS/






