Luis Suarez, rinovon për 200 mijë paund në javë?
Liverpooli bën hapin e parë për rinovimin e kontratës me Luis Suarez, dhe është gati të bëjë sakrifica të mëdha për ta bërë uruguaianin lojtarin më të paguar në historinë e klubit. Shefi Ekzekutiv, Ian Ayre ndodhet në Spanjë duke negociuar me agjentin e sulmuesit dhe oferta në tavolinë është marramendëse, 200 mijë paund në Javë për lojtarin.






