Xhaka i "luan" Wolfsburgut me një dorë!
Mesfushori kosovar i Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka, do të luajë në ndeshjen e fundjavës kundër Wolfsburgut, ka njoftuar vetë futbollisti të hënën për "Bild". Ai ka thënë se thyerja e dorës nuk do ta ndalojë atë për të luajtur. "Nuk do të më ndaloj ky lëndim. Unë do të luaj të dielën kundër Wolfsbugut", ka thënë Xhaka. Xhaka 21-vjeçar në ndeshjen e fundit kundër Mainzit theu shuplakën e dorës së majtë. Ai ndonëse i lënduar, luajti tërë ndeshjen./TS/






