RSS

Neymar kushtoi €57.1m, Santosi mori €17.1m, ku shkuan të tjerat?

Një gjykatë në Barcelonë e ka urdhëruar klubin që të ofrojë detaje rreth transferimit të Neymarit, para se të merret një vendim nëse do të hapen procedurat kundër presidentit Sandro Rosell për keqpërdorim të fondeve.

Rasti është dërguar në gjykatë nga një anëtar i klubit, Jordi Cases. Ai ka thënë se sulmuesi brazilian nënshkroi për katalunasit për 57.1 milionë euro, kurse vetëm 17.1 milionë euro i kanë shkuar ish-klubit të tij, Santos.
Cases dëshiron të qartësojë se ku shkuan 40 milionë eurot tjera, për të cilat drejtuesit e Barcës thonë se i janë paguar një kompanie me emrin “Neymar & Neymar”.
“Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me 40 milionë eurot që supozohet se i janë paguar lojtarit apo përfaqësuesve të tij”, thuhet në një deklaratë të Cases.
Barcelona ka pesë ditë afat për të dërguar në gjykatë marrëveshjet rreth Neymar. Po ashtu, janë kërkuar edhe të dhënat financiare për tre vitet e fundit, periudhë kjo gjatë të cilës janë zhvilluar negociatat për blerjen e 21-vjeçarit.
“Është një akuzë pa kurrfarë baze. Jam i qetë”, ka qenë komenti që Rosell ua ka thënë gazetarëve
Përmendim që Barcelona është në mes të shtatë klubeve spanjolle, të cilat po hetohen nga Komisioni Evropian rreth dyshimeve për keqpërdorim të fondeve publike. /

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS