Në “Ramon Sanchez Pizjuan”, u zhvillua një nga përballjet me spektakolare të La Ligas mes Sevillas vendase dhe Atletik Bilbaos, e cila mbeti e hapur deri në sekondat e fundit.
Në fakt starti i këtij 90 minutëshi ishte shumë premtues, pasi brenda 6 minutave të para u realizuan dy gola, një për cdo skuadër. Fillishmit kaloi në avantazh ekipi i Unai Emery me Morenon, i cili shfrytëzoi maksimalisht një assist perfekt të Carlos Bacca. Mirëpo pa kaluar dy minuta lojë skuadra baske vuri baraspeshën me Susaetan, i cili u shërbye saktësisht nga Gaizka Tokero. Sfida vijoi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, madje ishin sërish miqtë që në minutën e 26 iu afruan ndjeshëm golit me Iker Muniain, por bën mrekullinë portieri Bastos Pimparel. Bilbao humbet mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh në pjesën e parë me Susaetën, i cili nuk arrin të shndërrojë në gol një 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë nga Bacca.

Në pjesën e dytë si Sevilla dhe Bilbao u treguan shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse ndonëse nuk munguan momentet e vështira në të dyja portat në minutën e 88’ kur Aduriz për pak e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë. Përfundimisht 1-1 në “Pizjuan”, rezultat që më shumë zhgënjeu Sevillan, që cila nuk e shfrytëzoi si duhet faktorin fushë. Tabela e mëposhtme paraqet rezultatet e kësaj jave të La Ligas
Osasuna 2 - 2 Real Madrid
Rayo Vallecano 0 - 2 Granada
Barcelona 2 - 1 Villarreal
Malaga 1 - 0 Getafe
Almeria 0 - 0 Espanyol
Real Sociedad - 1 Real Betis
Sevilla 1 - 1 Athletic Bilbao
Atletico Madrid 3 -0 Valencia
Valladolid ? - ? Celta Vigo