RSS

Barazimi me Osasunën, Reali fajëson arbitrin

Barazimi 2-2 ndaj Osasunës në stadiumin “El Sadar” në  Pamplona nuk ka lënë një shijë të mirë te Reali i Madridit,duke bërë që madrilenët të kapen me arbitrin e takimit, për më tepër  pasi me ketë ndalesë  diferenca ndaj Barcelonës në La Liga është thelluar në -5.

Portieri i Realit Diego Lopez në përfundim të takimit u shfaq shumë i indinjuar në lidhje me vendimet që mori arbitri Clos Gomez duke u shprehur se një nga kartonat e verdhë të Ramos nuk ishte as faull, por akoma më flagrante ishte penalltia që u shkaktua ndaj Modric por për arbitrin nuk ishte e tillë.
Portieri madrilen deklaroi gjithashtu se ndeshja që zhvilluan Los Blancos ndaj Osasunës nuk ishte nga më të mirat duke shtuar se në Pamplona ata gjithmonë kanë hasur vështirësi, këmbënguli sërish  se vendimet e arbitrit ishin ato që patën ndikimin më të madh në këtë sfidë.
Në të njëjtën linjë me Diego Lopez u shpreh edhe mbrojtësi i ri madrilen  Dani Carvajal, i cili gjithashtu deklaroi se përjashtimi i Sergio Ramos ishte i padrejtë dhe ndikoi në ecurinë e takimit.
Me barazimin ndaj Osasunës,  Reali ndali ecurinë e  fitoreve radhazi në La Liga duke u frenuar në 5 të tilla. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS