Mund të mos jetë një justifikim, pasi në uljen e siparit të një faze grupesh të luajtur nga fillimi deri në fund nën pritshmëritë Juventus ka pak për t’u ankuar, por gjithsesi ajo që ka ndodhur në Stamboll prek kufijtë e skandalozes. Edhe ata që e panë ndeshjen në televizion mund të kenë vënë re një mungesë ekuilibri të çuditshme në pjesën e dytë mes gjysmës së fushës në të djathtë ku sulmonte Galatasaray dhe asaj në të majtë, ku shkonte përpara Juve. Në të djathtë fusha ishte e blertë dhe topi rrëshqiste më së mirë, por krejt e kundërta ndodhte në krahun tjetër që ishte shndërruar një moçal balte, e mbi të gjitha të shenjuar nga linja horizontale që ishin pothuajse si kanale të vogla. E çuditshme apo jo?
Për fat të keq motivi është i ngjashëm me atë që denoncoi pa dobi vitin e kaluar trajneri i Kluj, Andone, gjithmonë në Champions, kur nën një shi të fortë gjatë pushimit të ndeshjes pjesa e fushës ku sulmonin rumunët nuk ishte pastruar, ndërsa tjetra po. Të Mërkurën ndodhi diçka e ngjashme, pas 15 minutave të fundit të pjesës së parë, në pushim hynë në lojë punonjësit e fushës , rreth dhjetë të tillë, të mirëinstruktuar mbi detyrat e tyre, me urdhër të drejtorit të përgjithshsëm Lutfi Aribogan, të cilët trajntuan siç iu ishte ngarkuar zonën e majtë duke e bërë faktikisht të vështirë terrenin. Aksionet e Juventusit pengoheshin shpesh nga ato kanale të panatyrshme, në të cilat topi pengohej dhe ndalonte shpesh. Diçka që mund të konsiderohet si parregullsi nga ana e të zotëve të shtëpisë./TS/






