Bosi i Dortmundit, Jurgen Klopp, ka pranuar se ekipi i tij ka nevojë për pushimin dimëror që t’i konsolidojë forcat, pas disfatës turpëruese në shtëpi ndaj Herthas me rezultat 2-1.
Dortmundi tani është 12 pikë larg Bayernit në rendije me një ndeshje më shumë dhe titulli tani duket larg nga horizotni për BVB. Sidoqoftë, Klopp ka kërkuar që sa më shpejt të fillojë pushimi dimëror.
“Diçka që filloi shumë mirë, po mbaron shumë keq. Kështu ndihet të paktën”.
“Ne kemi nevojë për një pushim, por jemi ne përgjegjësit dhe ne duhet të mendojmë për ca gjëra”, ka deklaruar Klopp. /TS/






