Mbret për një natë në La Liga, Atletiko e gdhin të dielën e para Krishtlindjeve si kryesuese e Primera Divizion e natyrisht bën më tepër efekt kur rivalët e kreut quhen Barcelona dhe Real Madrid që tani janë akoma më tepër nën presion pas suksesit të skuadrës së Diego Siemones që reflekton karakterin e trajnerit të saj, një skuadër që di të vuajë, lufton e nuk dorëzohet. Edhe përballë Levantes së mestabelës nuk ishte e lehtë. Madje për Los Colconeros nisi në malore në “Vicente Calderon” ku pa u mbushur ende 60 sekonda lojë miqtë kaluan në avantazh me Andreas Ivanschitz që pas një asisti të Mikos Karabels nga e majta e zonës gjeti rrjetën e Tibo Courtoiss. U desh gjysëm ore lojë për të parë kryeqytetasit që risollën ekuilibrin me Diego Godin. Uruguajani bëri më të mirën në krosin e Juafran për të shënuar me një goditje me kokë nga qendra e zonës. Gjithcka e barabartë deri në interval për sa i përket rezultatit me Atletikon që mori frenat në dorë vetëm dy minuta pas rinisjes së lojës, këtë herë ishte Diego Kosta.
Kros i Gabit nga goditja standarte dhe braziliani që preferon Spanjën nuk gaboi nga brenda zonës për të treguar se kush janë të zotët e shtëpisë në “Vicente Calderon”. Gjithsesi nuk ishte kaq e thjeshtë pasi pa kaluar ende 10 minuta duke përfituar nga nxitimi i madrilenëve për ta mbyllur ndeshjen, në një kundërsulm të shpejtë Levante riktheu gjithcka nga e para me Pedro Rios. Nuk mund të pajtohej kursesi me barazimin skuadra e El Colos dhe morri frytet e insistimit të saj në minutën e 76, Ruben Garcia rrëzoi në zonë Juanfran dhe për arbitrin nuk kishte dyshim. 11-metërsh nga pika e bardhë Diego Kosta preferon cepin e djathtë dhe nuk gabon pasi është ky goli që vendos fatet e takimit, pasi minutat e mbetura edhe pse intense nuk sollën ndryshime në tabelën e rezultatit me miqtë që në finalen mbetën me dhjetë lojtarë pas kartonin të kuq për Juanfran Garsian. Për Atletikon Krishtlindje të mbara, Los Colchoneros janë të sigurt se në pritje të një 2014 ëndërrash e mbyllin 2013 të paktën si bashkëkryesues të La Ligas me Barcelonën, sigurisht nëse katalanasit e trazuar nga zhurmat e ditëve të fundit, nuk do të gabojnë përballë Getafes./TS/






