RSS

Cole dëshiron kontratë të re me Chelsean

Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, e ka prioritet arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Blutë.

Sipas The Telegraph, futbollisti anglez nuk e ka në plan që të largohet nga Stamford Bridge në afatin dimëror dhe është i gatshëm që t’i kthehet lojës pas riaftësimit nga lëndimi.
Kontrata e 32-vjeçarit skadon në verën që vjen dhe ai është i hapur për vazhdimin e saj.
Chelsea ka një rregull për lojtarët mbi 30 vjeç, të cilëve u ofron vetëm kontrata 12-mujore.
Prandaj e ardhmja e Cole mbetet e paqartë, kur kemi parasysh se edhe Jose Mourinho është duke menduar për një futbollist tjetër për pozitën e tij. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS