RSS

Casillas: Ronaldo, më i miri në botë

Iker Casillas thotë se kolegu i tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i mirë në botë.

Spanjolli mendon se bashkëlojtari i tij meriton lëvdatat, pas një sezoni të shkëlqyeshëm që po kalon, me 17 gola të shënuar në 14 paraqitje në La Liga.
“Është një lojtar i cili është para çdo lojtari tjetër, i cili është në një formë të mahnitshme dhe meriton të gjitha lëvdatat. Ai është Cristiano Ronaldo”.
“Nuk mendoj se ka ndonjë dyshim për këtë dhe ai e tregon këtë ndeshje pas ndeshje. Është mirë për Madridin pasi shpresa jonë është që, falë tij, brenda disa muajsh të arrijmë qëllimet për këtë vit”, ka thënë Casillas. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS