RSS

Ultimatumi i Tellos: Ose luaj ose largohem!


Cristian Tello është në rrugë për t’u larguar nga Barcelona në fund të sezonit në rast se nuk i jepet më shumë minutazh loje.

22-vjeçari ka startuar vetëm në dy ndeshje të La Ligas këtë edicion dhe ka filluar të mos i pëlqejë që nuk po i jepet hapësirë në Camp Nou.
“Do të shoh si do të rrjedhë sezoni, por nëse nga tash deri në fund të sezonit nuk luaj aq sa dua, atëherë do të largohem”.
“Do të jetë shumë vështirë që ta bëj atë hap, por mendoj se gjithkush duhet ta shqyrtojë rolin e tij”.
“Me kalimin e viteve njeriu dëshiron që t’i ndryshojë roli dhe të luajë më shumë”, ka thënë Tello para gazetarëve.
Futbollist spanjoll ka kontratë me Blaugranët deri në vitin 2018./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS