RSS

Shpëtim Duro: Patjetër ta fitojmë Pelisterin

Trajneri shqiptar i sapoardhur te Shkëndija e Tetovës, Shpëtim Duro, në një bisedë ekskluzive për Webfaqen /TS/  ka deklaruar se është ndarë i kënaqur nga rezultati në ndeshjen me Napredokun, ndonëse sipas asaj që kanë treguar lojtarët e tij në fushë është dashur të fitojnë.

“Pas ndeshjes kundër Napredokut pata thënë se ishte një lojë që duhej ta fitonim për sa i përket zhvillimit të ndeshjes. Sigurisht që nuk isha shumë i kënaqur me rezultatin, pasi me atë që tregoi skuadra duhej të fitonim. Por, jam i kënaqur nga mënya e lojës. Fundi fundit edhe një barazim kur është ndeshja jashtë dhe na duhen pikët është e rëndësishme, pasi unë sa po kisha ardhë dhe këto ndryshuime të vogla u dukën më tepër në karakterin dhe disiplën e lojtareve këtu në Shkëndijë”, deklaroi Duro për “Lajm”.

I pyetur se cilët ishin përshtypjet e tija para se ta shohë në vepër Shkëndijën dhe çfarë skuadre pa pas takimit në Kërçovë, trajneri shqiptar do të theksonte:
“Normalishtë se e kam ndjekur skuadrën e Shkëndijës kohëve të fundit.  Për gati një muaj përmes dvd-ve kisha njohuri për disa lojtarë me përvojë dhe që kanë luajtur në Shqipëri. Dhe, nga ndeshja që kam parë krijova një ide, megjithatë, tani është një punë dy-tre ditësh dhe është fundi i sezonit. Dhe, skuadra psikikisht ishte e goditur pas eliminimit dhe humbjes nga Rabotnicki. Kisha njohuri, por jo 100 qind, pasi është fundi sezonit dhe këtu është e rëndësisdhme të merren sa më shumë pikë. Duke patur parasysh se unë bëra vetëm dy stërvitje, dhe terrenin e vështirë, skuadra luajti shumë mirë dhe më befasoi, sidomos disa lojtarë që janë të lehtë teknikisht. Dhe, në atë terren të vështirë luajti shumë mirë gjatë gjithë lojjës. Skuadra gjatë gjithë ndeshjes ishte e disipminuar taktikisht dhe kjo gjë më krijoi ngrohtësi, pasi disa lojtarë që janë shumë tolerant për nga natyra ishin me rendiment në lojë dhe këtë gjë e pashë pozitive”. 
Kundër Pelisterit, Duro dëshiron fitore: 
“Patjetër që skuadra duhet të luaj me aq seriozitet, me aq grintë që paraqitem në ndeshjen me Napredokun. Për mua është kryesore që skuadra të luaj dhe të jap maksimumin çdo futbollistë. Pastaj patjetër që dëshira jonë është ta fitojmë ndeshjen”, përfundoi strategu shqiptar Shpëti Duro. Ndeshja Shkëndija-Pelisteri luhet të dielën me fillim prej orës 13:00./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS