Jose Mourinho ka mohuar raportet të cilat e lidhin Chelsean me një transferim të sulmuesit të Portos, Jackson Martinez, dhe thotë se Blutë nuk do të blejnë sulmues në janar.
“Sulmuesi i Portos? Ajo çfarë lexova disa ditë më parë se agjenti i tij kishte pasur takim me mua në Londër, nuk është e vërtetë”.
“Në afatin kalimtar të janarit ne nuk do të blejmë ndonjë sulmues, do të shkojmë deri në fund të sezonit me Fernando, Samuel dhe Demba Ba”, ka thënë Mourinho.
Portugezi po ashtu ka komentuar rreth Romelu Lukaku, i huazuar te Evertoni nga Chelsea, pasi sulmuesi tha se nuk kishte pasur kontakt me Mourinhon.
“Romelu pëlqen të flasë. E vetmja gjë që ai nuk tregoi ishte se pse shkoi te Evertoni si huazim. Gjëja e fundit që i thash atij ishte, ‘Pse nuk tregon se pse nuk je këtu?’ Është diçka për të cilën ai duhet të mendojë, pse nuk është me ne”, ka thënë Mourinho./TS/

.jpg)




