RSS

Ancelotti: Nuk do ta rrezikoj Ronaldon

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme ndaj Valladolidit të shtunën, për shkak se ai nuk dëshiron ta rrezikojë lojtarin më të mirë në botë.

Portugezi u lëndua në kofshën e tij në fitoren prej 5-0 të Real Madridit ndaj Almerias javën e kaluar dhe ka munguar në sfidën ndaj Galatasarayt.
Ronaldo pritej të kthehej ndaj Valladolidit, por Anelotti ka konfirmuar mungesën e tij.
“Ronaldo është rikuperuar plotësisht. Ai ka stërvitur me ekipin, por nuk është dukur plotësisht komod. Kjo është arsyeja pse nuk dua ta rrezikoj”.
“Angel Di Maria do të zë vendin e tij ndaj Valladolidit”, ka konfirmuar Ancelotti.
Ancelotti po ashtu shtoi se Sergio Ramos nuk është në shitje dhe se ai nuk do të shitej as për 65 milionë euro pasi që është një prej mbrojtësve më të mirë në botë./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS