Superylli i Real Madridit, Gareth Bale, ka zbuluar frustrimin e tij për atë se sa gjatë ka shkuar transferimi i tij te klubi mbretëror.
Uellsiani nëshkroi për 100 milionë euro në fund të gushtit dhe shumë pak ka pasur përgatitje para-sezonale, një fakt që e ka frustruar shumë Balen.
“Ishte një verë shumë e gjatë për atë se nëse do të kaloja te Real Madridi. Unë e kam mësuar lajmin kur argjenti më telefonoi. Ishte periudhë e gjatë e negociatave, ishte vështirë, por u rregullua dhe ishte ndjenjë fantastike”.
“Njerëzve të parë që u tregova ishte familja. Më pas i përshëndes të gjithë përkrahësit e mi. Shrpesoj se unë do të vazhdoj të bëj më të mirën. Unë dua të bëj më të mirën me Realin dhe të fitoj shumë trofe”.
“Për mendimin tim, Real Madridi është ekipi më i mirë në botë. Ne kemi lojtarët më të mirë në botë dhe stadiumin më të mirë në botë, gjithçka përreth klubit është e përkryer”, ka thënë Bale./TS/






