Duket se largimi i Adriano Gallianit ka nxitur reagimin e menjëhershëm të bordit drejtues të klubit Rossoner, duke emëruar kështu Paolo Maldinin në postin e drejtoriti sportiv.
Sky Sport Italia raporton se Maldini do të zë vendin e Gallianit menjëherë pas ndeshjes së Ajaxit dhe se marrëveshja tashmë është arritur.
Kujtojmë se Paolo Maldini kërkoi përfshirjen në klub pasi u pensionua, por ashtu sikurse edhe pensionimi i tij me vërshëllima, kaloi edhe koha e tij pas pensionimit, pasi klubi refuzoi ta angazhonte atë, përkundër faktit se ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve me klubin.
Adriano Galliani lë bosh kështu pozitën e tij që e ka mbajtur tash e tre dekada, ku ka arritur të fitojë 28 trofe në 27 vite qëndrimi te gjiganti italian.
Besohet se pas largimit të tij, timonin e klubit Rossoner do ta marrë Barbara Berlusconi e cila do të zëvëndësojë babain e saj në telashe, Silvio Berlusconin./TS/






