Menaxhreri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lëvduar ekipin e promovuar në Ligën Premier, Cardiff City, duke thënë se ata janë të paparashikueshëm.
Cardiffi ka befasuar të gjithë këtë sezon, pasi ka arritur të mposhtë në shtëpi Manchester Cityn dhe javën e kaluar e ndali Manchester Unitedin në një barazim me rezultat 2-2.
Edhe pse Arsenali ka katër pikë më shumë se vendi i dytë në tabelë, Wenger e di se ndeshja përbën test të madh për ekipin e tij.
“Cardiff duket se ka solidaritet të mirë dhe ka përkrahje fantastike. Ata janë efektivë në ndërprerjet”.
“Ne kemi e dimë se çfarë dinë të bëjnë ata ndaj ekipet e mëdha. Jordon Mutch dhe Fraizer Campbell do të jenë rreziku kryesor për ne”, ka deklaruar Wenger./TS/






