RSS

Galliani konfirmon: Po largohem nga Milani

Adriano Galliani ka konfirmuar se ai do të japë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Milanit pas 27 vitesh te gjiganti italian.

“Do të jap dorëheqje me arsye të mirë brenda disa ditësh. Ndoshta do të pres deri në pas ndeshjes ndaj Ajaxit”.
“Reputacioni im është dëmtuar dhe unë do të shkoj me ose pa marrëveshje ndarëse. Një ndryshim gjeneratash është në rregull, e kuptoj këtë, por jo në këtë mënyrë. Kishte nevojë për ca më shumë elegancë”.
“E ardhmja ime? Fillimisht do të lëshoj pak avull. Do të marr ca më shumë kohë pushim dhe pastaj do të shohim. Por ndjeshmëria ime për Silvio Berlusconin është e përhershme”, ka thënë Galliani.
Milani do të përballet me Ajaxin më 11 dhjetor në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, kur do të qartësohet edhe nëse Rossonerët do të kualifikohen në fazën e ardhshme të garës. /Telegrafi/TS/.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS