Sulmuesi i Bayern Munich, Mario Gotze, thotë se ai do të bëhet vetëm më i mirë në muajt në vazhdim.
21-vjeçari mungoi në fillimin e sezonit të ri për shkak të lëndimit, por ka qenë në formë impresive javët e fundit, duke shënuar edhe një gol vendimtar vikendin e kaluar në fitoren 3-0 ndaj ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmund. Më pas ai shënoi edhe në mes javë ndaj CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve.
“Është e rëndësishme të keni parasysh se unë jam rikuperuar nga lëndimi vetëm para pak kohësh. Nuk isha 100 për qind ende dhe nuk ka qenë e lehtë të rikthej fitnesin e plotë”.
“Por unë ndjej se jam 100 për qind tash dhe se po e arrij formën kulmore. Shpresoj se tash e tutje do të bëhem vetëm më i mirë”, ka thënë mesfushori gjerman për TZ./TS/






