RSS

Ribery: Më duan më shumë se Ronaldon

Franck Ribery beson se dashuria e tifozëve të Bayern Munich ndaj tij është shumë më e fuqishme se ajo e tifozëve të Real Madridit për Cristiano Ronaldon.

Rreth 45 mijë tifozë brenda Santiago Bernabeut zgjodhën një mënyrë të pazakonshme për ta mbështetur Ronaldon gjatë fitores së të mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasarayt, duke bërë maska të veçanta fytyre për portugezin e lënduar.
Por, Ribery thotë se ai nuk ka nevojë për veprime të tilla për ta ndjerë dashurinë e tifozëve të Bayernit, e cila, sipas tij, është shumë më e madhe se ajo e tifozëve të Realit për Ronaldon.
“Ishte një gjest i bukur për Ronaldon, por dashuria të cilën tifozët e Bayernit e kanë treguar për mua është edhe më e fuqishme”.
“E di se si ata ndjehen për mua dhe nuk ka nevojë që ata të tregojnë veprime si ky”.
“Ndryshe, unë tashmë e di se tifozët e Bayernit më duan dhe ata ma tregojnë këtë ditë pas dite”, ka thënë Ribery për RTL./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS