Manuel Pellegrini thotë se Manchester City nuk ka frikë as nga Barcelona as nga Real Madridi për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Skuadra angleze është kualifikuar për në fazën e ardhshme të garës evropiane, por duket se do të përfundojë në vendin e dytë në grup prapa Bayernit, ndaj të cilit do të luajë në ndeshjen e fundit. Por kjo nuk do të paraqesë problem për Cityn.
“Nuk kam frikë me këdo që do të luajmë në rundin e ardhshëm. Ne kemi një ekip të fuqishëm. Të gjithë nuk do të jenë të lumtur që do të luajnë kundër nesh”.
“Spanja ka ekipe të fuqishme, në veçanti Barcelona dhe Real Madrid, por po ashtu edhe Atletico Madrid po kalon një sezon shumë të mirë”.
“Por unë nuk kam frikë nga kushdo që do të luajmë në rundin e ardhshëm. Nuk është ndonjë problem i madh. Gjithçka mund të ndodhë në dy ndeshje. Ne kemi skuadër të fuqishme”, është shprehur kiliani. /Telegrafi/TS/






