RSS

Albiol i kënaqur me kalimin te Napoli

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, është i kënaqur me kalimin e tij te Napoli.

Albiol thotë se ai nuk ka mundur ta refuzojë shansin për të punuar me trajneri Rafa Benitez edhe njëherë.
“Doja të largohem nga Real Madridi që të mund të luaj më rregullisht. Napoli ishte i interesuar në mua dhe, përveç kësaj, Rafael Benitez ishte aty!”.
“Ai më ka dhënë debutimin te Valencia kur isha 18 vjeç, andaj kur Napoli më kërkoi, mendova se ishte momenti ideal”.
“Kam pasur besimin e trajnerit dhe shpresoja ta shpaguaj këtë me punë të fuqishme. Jam i kënaqur me vendimin që kam marrë”, ka thënë Albiol. /Telegrafi/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS