Nicolas Burdisso thotë se ai është duke menduar të largohet nga Roma nëp afatin kalimtar të janarit.
“Do të bëj gjithë çfarë do të mundem të jem në ekipin e Kupës së Botës. Nëse është e patjetërsueshme, do të mendoj të largohem edhe nga Roma. Do të vendos pas Krishtlindjeve”.
“Por unë jam shumë i lidhur me klubin dhe qytetin. Kam një rol te Roma dhe sasia e ndeshjeve që luaj nuk është e vetmja gjë e rëndësishme, edhe nëse dua të rikthehem në ekipin e Argjentinës”.
“Roma po ia del shumë mirë këtë sezon, gjërat po funksionojnë dhe e gjitha është shumë pozitive. Jam ndjerë në formë të mirë që nga vera dhe vetëm duhet të jem i durueshëm”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/TS/






