Juventus ia ka vënë syrin anësorit të Chelseat, Kevin de Bruyne.
Sky Italia bën të ditur se skuadra nga Torino e ka shtuar De Bruyne në listën e dëshirave derisa kërkon të përforcojë mesfushën.
Megjithatë, anësori i Manchester United, Nani, ende mbetet caku kryesor për Bianconerët, të cilët do të kthehen kah belgu vetëm në rast të dështimit të transferimit të portugezit.
De Bruyne pritet të largohet nga Chelsea në janar, qoftë në formë huazimi ose në formë të përhershme. /Telegrafi/TS/






